Kreu i Fondacionit Giovani Falcone, përshëndeti sesionin e OKB-se për luftën ndaj krimit të organizuar dhe drogës. Në një reagim për “Vizion Plus”, Maria Falcone, motra e magjistratit të vrarë nga mafia në 1992-n, u shpreh, se, “Reagimi im i parë ishte një kënaqësi e madhe, sepse idetë e Giovannit vijojnë të ecin. Ai ishte një nga të parët që e kuptoi, pas procesit të famshëm të “Pizza Concection”, që krimini i organizuar ka degë të shtrira në të gjithë botën dhë për ta luftuar është i domosdoshëm bashkëpunimi i të gjithë botës.

 

Dhe kjo rezolutë e Kombeve të Bashkuara shkon pikërisht në këtë drejtim”. E pyetur nga moderatori i emisionit “Natën e mirë dhe paç fat”, Sokol Bregu, nëse Shqipërisë dhe jo vetëm I mungon një Falcone, ajo u përgjigj me jo. Maria Falcone u shpreh se:

“Falcone ishte një pionier. Ai na tregoi rrugën që duhet të ndiqet. Tani është e domosdoshme angazhimi i shteteve përmes instuticioneve të veta, përmes Prokurorisë, Politikës që të bëjë ligjet e duhura. Pra tani është një çështje e shteteve të cilët ata duhet ta çojnë përpara përmes njerëzve të tyre.

 

Nëse nuk do kishim sigurinë që kemi shumë njerëz të ndershëm, unë besoj që sdo kishte kuptim të punonim dhe të ecnim përpara. Por për fat të keq, bën më shumë lajm e keqja se e mira. Prandaj lajmi për zyrtarin, gjyqtarin, prokurorin, policin, politikanin që ka degjeneruar dhe ka shkelur ligjet, bënë më shumë efekt se sa lajmi i shumë njerëzve të ndershëm që punojnë në shumë institucione të vendeve.

Mesazhi i Giovannit ishte ai që përsëristë gjithmonë: “Bëni detyrën me çdo kusht, cilado qoftë sakrifica që duhet të përballoni, sepse në këtë gjë qëndron esenca e dinjitetit njerëzor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *