Motra e Kostandin Kacifa, i cili u vra në Bularat, pasi hapi zjarr ndaj forcave Renea ka deklaruar se familja e saj është e terrorizuar pas ngjarjes së ndodhur.

 

Në një intervistë të dhënë për gazetën greke “Protothema”, Ermioni Kacifa shprehet klima është tensionuar akoma më shumë dhe se jeta e prindërvetë saj është në rrezik.

 

“Kam frikë për sigurinë e prindërve të mi. Klima është shumë armiqësore. Disa kohë më parë kemi pasur zgjedhje dhe e mëparshmja doli përsëri si president. Kjo nuk i pëlqeu shqiptarët në zonë që donin një tjetër. nuk e di tani nëse kjo katastrofë ishte një hakmarrje për rezultatet e zgjedhjeve. Megjithatë, terrorizmi vazhdon”

 

Deklaratat e motrës së Kacifas kanë ardhur pas ndalimit të punës për memorialin e Kacifas.

 

“Kishim shumë punë duke ngarkuar 400 pllaka, tulla, 40 thasë me rërë dhe çimento, dhe gjithashtu ndërtuam rezervuare uji për punën. Në mëngjes prindërit shkuan në vend dhe panë që të gjitha ishin shkatërruar. Është një tjetër element i terrorit që prindërit e mi po përjetojnë atje. Kam frikë për sigurinë e prindërve të mi. Klima është shumë armiqësore”, tha ajo.

 

Duke e cilësuar si nëj atdhetar grek, Protothema shkruan më tej se edhe pse familja mori lejë në bashkinë e qytetit për ndërtimin e memorialit, ai u prish nga shqiptarët.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *