Subscribe

Motra e Konstandinos Kacifas I vrarë nga forcat RENEA në Bularat pak ditë më parë pasi ishte kishte qëlluar ndaj forcave të rendit, ka folur për mediat greke duke hedhur akuza ndaj sjelljes së policisë shqiptare.

Ermioni Kacifas shton se familja është terrorizuar pas ngjarjes teksa nënës që po vajtonte djalin e vet I është vënë arma në kokë, ashtu sikurse edhe babait.

 

 

 

Komandot erdhën në shtëpi. Mamaja ishte duke qarë për vdekjen e vëlait por ata nuk patën mëshirë dhe ia vunë armën tek koka duke I thene se “nuk ishim më Greqi por në Shqipëri”. Një gjë e tillë ndodhi edhe me babain. Ishte një skenë e tmerrshme. Kjo ishte e papranueshme, një veper kriminale. E tillë ishte edhe skena kur hanin para mamasë cfarë gjenin në shtëpi.

Ndërkohe burime nga mediat greke bëjnë të ditur se familjaret e Kacifas pritet të dëshmojne në Greqi tek autoritetet për ngjarjen pasi edhe organi I akuzës atje ka nisur nje hetim të vecuarf lidhur me vdekjen e minoritarit Kacifas I cili njihej si veprimtar I forcave ekstremiste greke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *