Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare. Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes pritet prezencë e mjegullës dhe mjegullinës, veçanërisht në zonat luginore.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të forcës 1 ballë. Temperaturat minimale do të zbresin deri në -4°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 17°C.
/vizionplus.tv





