Rreth 30 persona kanë humbur jetën në Nigeri dhe 400 mijë të tjerë janë zhvendosur, si pasojë e përmbytjeve.
Sipas mediave të huaja, mijëra shtëpi janë përmbytur, pasi diga Alaou shpërtheu në lumin Ngada, 20 km në jug të Maiduguri.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët tha se Maiduguri, kryeqyteti rajonal i shtetit Borno, po përjeton një nga përmbytjet më të këqija në 30 vjet.