Për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet fillimisht me kthjellime, ndërsa gradualisht do të ketë shtim të vranësirave mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e pasdites në ekstremin jugor, me intensitet të ulët.
Më pas, gjatë orëve të mbrëmjes, në zonën e jugut dhe kryesisht në jugperëndim, parashikohen reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët, si edhe shtrëngata afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore do të arrijë deri në 16 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 21°C në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa temperaturat minimale do të zbresin deri në 1°C.
/vizionplus.tv





