Tensionet mes Moskës e Brukselit kanë shkuar në një tjetër nivel pasi Rusia ndaloi tetë zyrtarë nga vendet e Bashkimit Europian të hynin në territorin e saj. Ministria e jashtme ruse e ka konsideruar këtë një kundërpërgjigje ndaj sanksioneve që blloku vendosi ndaj tetë shtetasve rusë pas helmimit të kritikut të Kremlinit Alexei Navalni.

 

MARIA ZAKHAROVA

ZEDHENESE, MINISTRIA E JASHTME RUSE

“Bashkimi Europian vazhdon të ndjekë politikën e vet të masave kufizuese të paligjshme, të njëanshme kundër qytetarëve dhe organizatave ruse, duke minuar haptas dhe qëllimisht pavarësinë e politikës së brendshme dhe të jashtme të Rusisë.”

 

Mes të ndaluarve është edhe Vera Jurova, zv/presidente për vlerat dhe transparencën në Komisionin Europian, David Sassoli, president i Parlamentit Europian dhe Jacques Maire, një anëtar i delegacionit francez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

 

Krerët e Bashkimit Europian në një deklaratë të përbashkët, dënuan veprimin “e papranueshëm” të Rusisë në termat më të fortë të mundshëm.

 

“Ky veprim është i papranueshëm, nuk ka asnjë justifikim ligjor dhe është plotësisht i pabazë. Ajo synon drejtpërdrejt Bashkimin Europian, jo vetëm individët e interesuar. Ky vendim është demonstrata e fundit, goditëse se si Federata Ruse ka zgjedhur konfrontimin me BE në vend që të bien dakord për të korrigjuar trajektoren negative të marrëdhënieve tona dypalëshe.”

 

Alexei Navalny u shërua nga helmimi në Gjermani dhe u arrestua pas kthimit të tij në Rusi në muajin janar. Ai u dënua me 2 vjet burg për një shkelje të një dënimi të mëparshëm me kusht për përvetësim, i cili sipas Navalnit, ishte i motivuar politikisht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *