Ministria e Jashtme ruse ka përsëritur qëndrimin e saj kundrejt ofertës së Finladës për anëtarësim në NATO. Në një reagim zyrtar, Rusia e konsideron rrugën e anëtarësimit të Finladës në NATO si të pabalancuar dhe kundërproduktive.

 

“Sa i përket vendimit të Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, ai vështirë se mund të konsiderohet i balancuar,” tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova gjatë një konference në Moskë.

 

Ajo pretendoi se vendimi ishte marrë nën ndikimin e një fushate të paprecedentë mediatike anti-ruse dhe pa debatin e duhur publik.

 

“Ne e kuptojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një numër i aleatëve të saj qëndrojnë pas kësaj fushate politike”, shtoi ajo.

 

Zakharova tha se masa vetëm do të përkeqësonte situatën ushtarake dhe politike në Evropë. Rusia ka pohuar vazhdimisht se vendimi i Helsinkit do të jetë kundërproduktiv dhe se ai tashmë ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet ruso-finlandeze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *