Në një kohë që shifrat e fundit të viktimave dhe të prekurve në Itali ishin vërtet dramatike, Instituti i Shendetit në këtë vend ka dhënë disa statistika.

Në mënyrë të vecante autoritetet shendetësore italiane janë fokusuar tek të dhënat mbi viktimat të cilët kan shkuar tashmë në 1266.

Nga të dhënat e deritanishme viktimat nga koronavirusi në Itali kanë një  moshe mesatare 80.3 vjec. Interesant është fakti që femrat përbëjnë vetëm 25.8% të totalit të viktimave.

Mosha mesatare e viktimave është shumë më e lartë në raport me moshën mesatare të personave që kanë dal pozitiv me COVID-19.

Duhet theksuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Itali kanë vdekru 250 persona, shumica në Lombardi ( 146).

Ndërkohë numri I të prekurve është 15 mijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *