Mes qytetarëve që nuk e fituan betejën me COVID ishte edhe një 37-vjeçar nga Korça. Ai identifikohet si Lorent Kreka, ndërsa mësohet se nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.

Po ashtu, pak më herët, të prekur me koronavirus ishin edhe prindërit e 37-vjeçarit, të cilët arritën që të shëroheshin nga virusi.

Kreka shfaqi fillimisht simptoma të lehta të koronavirusit, ndërsa më pas gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, e për rrjedhojë u dërgua me urgjencë në Tiranë.

Disa ditë më parë, ai kishte shpërndarë një postim në “Facebook”-un e tij, ku iu bënte thirrje të afërmve që mos ta telefononin, pasi nuk nuk kishte mundësi t’iu përgjigjej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *