LSI ka shpërthyer në reagime të forta pas deklaratës së bërë ditën e djeshme nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, se para zgjedhjeve, PD i premtoi 15 mandate LSI-së, por aleatët nuk pranuan.

 

Kandidatja e LSI-së në Durrës, Elona Guri, zbulon se Bardhi kishte bërë një marrëveshje që PS të mbante 8 mandate në Elbasan, dhe se ai do të merrte mandatet e LSI-së.

 

Po ashtu, ajo shprehet se Bardhi iu garantoi grupeve kriminale që do të bëhet ministër i Brendshëm.

 

“Mos I jep gojës sic i jep b….. o Gaz! Ki kujdes kur flet për gjëra që nuk i di se ty nuk të qaste njeri në zyrë. Monika Kryemadhi të ka ballafaquar me Lulzim Bashën edhe këshilltarin izraelit dhe Petrit Vasilin në zyren e Bashës se si ti kishe bërë marreveshjen 8 mandate t’i mbante PS në Elbasan dhe ti doje mandatet e LSI dhe ti kishe dalë garant bandave se do ishe ministër i brendshëm . Ju edhe i regjistroni bisedat e ke aty regjistrimin dhe se si ti nuk pranove të bëje konferencë shtypi kundër Suel Çelës. Ti beson se këshilltari izraelit nuk kuptonte shqip se çfarë u tha aty?”, shkruan Guri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *