Në rrugët Tiranë-Durrës-Tiranë dhe Tiranë -Elbasan-Tiranë janë evidentuar gjatë ditë së sotme drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi dyfish mbi normën e lejuar.

 

Përmes një njoftimi, Policia tha se u parandalua edhe një aksident i mundshëm, pasi një 24-vjeçar nga Korça u konstatua duke ecur me shpejtësi 170 km/orë.

 

Uniformat blu iu bëri thirrje shoferëve që të mos “mos fluturojnë në rrugë, pasi në rastin më të mirë ju pret polici dhe radari, respektoni rregullat, shpëtoni jetë.”

 

“Nga kontrollet parandaluese, vetëm përgjatë 2 javëve të para të muajit qershor, për këtë shkelje janë konstatuar dhe proceduar 306 drejtues automjetesh, ku 171 prej tyre u është pezulluar leja e drejtimit për shpejtësi mbi normat e lejuara, ndërsa 135 të tjerë janë proceduar për mosrregullim shpejtësi në qendrat e banuara nga 10.000-40.000 lekë të rinj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *