Subscribe

Pavarësisht të gjitha pikëpyetjeve dhe dyshimeve që ngre opozita për Portin e Durrësit, kryeministri Edi Rama është i vendosur t’i shkojë deri në fund projektit.

 

Pa u ndalur në pronarët përfitues apo mënyrën sesi është zhvilluar gara, nga Berati Edi Rama garantoi për një gjë: Porti turistik i Durrësit do të ndryshojë fytyrën e Shqipërisë, duke thithur më shumë turistë dhe investime të huaja.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER

 

“Është i rëndësishëm për të gjithë sepse ai port do të jetë një portë e madhe e hapur e një shtëpie që do të ndryshojë komplet renditjen si destinacion dhe nuk do të jetë atraktive jo vetëm për të ardhur në port, por edhe për të shkuar më thellë. Ajo që do të bëjmë në Durrës do të impaktojë jetën e çdo shqiptari, direct ose indirect. Është një vijë e thellë ndarëse mes atyre që janë krenarë për këtë vend dhe duan që këtë vend ta bëjnë gjithmonë e më shumë një arsye që të tjerët të jenë më krenarë dhe atyre që e duan këtë vend në koshin e plehrave nëse nuk e kanë për vete. Nuk diskutohet që ne do ta bëjmë portin turistik të Durrësit dhe të gjitha ato gjërat që kemi nisur në këtë rrugë.”

 

Sipas kryeministrit, akuzat e opozitës për këtë projekt tregojnë se ajo kërkon të pengojë zhvillimin e vendit. Duke i quajtur liderët e opozitës shërbëtorë të Rusisë, Edi Rama kërkoi nga qytetarët të mos u besojnë atyre sepse, sipas tij, duan të shkaktojnë trazira për interesa të huaja.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER

 

“Vladimir Putin thotë se nuk ka luftë, ç’lidhje ka Rusdia me çmimin e energjisë dhe inflacionin. Të dyja janë fabrikuar enkas për të krijuar një turbullirë dhe për të çuar në stres popujt, komunitetet dhe për të goditur të gjitha qeveritë e vendeve demokratike nga brenda. Imagjinoni kur nga brenda gjenden edhe shërbëtorë të gatshëm të vihen në dispozicion për interesxat e tyre personale. Njerëz pa fe, njerëz pa atdhe. Fyerje është të vazhdojmë t’i kemi nëpër këmbët e këtij populli që përpiqet të shkruajë një histori të re, por nuk i ndahet një degë e shtrembër, krijesa të mbushura me ligësi dhe me një ankth të madh godasin vazhdimisht, helmojnë vazhdimisht për t’u thënë shqiptarëve se ky vend është i mallkuar.”

 

Mbrojtja e Shqipërisë, shtoi kryeministri, mund të bëhet vetëm nëse të gjithë shqiptarët braktisin opozitën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *