Është vrarë me snajper personi i cili mbajti peng për rreth tre orë 37 pasagjerë në një autobus në qytetin brazilian të Rio de Janeiro.

 

Sipas mediave ndërkombëtare vrasja është kryer nga policia ushtarake e cila kishte rrethuar autobusin që kishte ndaluar në një urë që lidh Rion me Niterói.

 

Në një postim në Twitter, policia tha se të gjitha pengjet ishin liruar pasi një snajper qëlloi për vdekje rrëmbyesin, dhe fatmirësisht asnjë nga pengjet nuk është lënduar.

 

Ndërkohë bëhet me dije se të paktën gjashtë pasagjerë ishin çliruar para se të qëllohej për vdekje rrëmbyesi. Ndërsa policia raportoi se pengmarrësi kishte hedhur benzinë në autobus dhe kërcënoi ti vendoste flakën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *