Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për dy të arrestuarit Alket Dino me profesion pedagog dhe Xhevi Dervishi.

Tre ditë më parë, pas një përgjimi 1 mujor nga SPAK, u bë kapja e dy shtetasve, të cilët në këmbim të lekëve, bënin kalimin e studentëve në provime. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërkohë që ka qënë gjykata e cila e ka pranuar këtë masë sigurie.

Pavarësisht pretendimeve të avokatëve mbrojtës se takimi i dy shtetasve nuk ka qënë për akuzat e ngritura nga SPAK, sërish gjykata ka lënë në burg dy të akuzuarit. Mbi ta rëndojnë veprat penale: “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *