Armand Marvataj, polici i paguar nga Juxhin Koka, i dyshuar organizator i kontrabandës së 670 mijë litrave naftë të sekuestruar një muaj më parë nga policia në Porto Romano, është vënë në pranga.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Durrës kishte informacion se efektivi i policisë Armand Marvataj, i cili kishte për detyrë të ruante makinën me naftë kontrabandë nga Tanzania, të sekuestruar në janar, kishte lidhje me personat që fshiheshin pas skemës.
Pas këtyre dyshimeve, AMP mbajti në vëzhgim të riun dhe në pamjet e kamerave të sigurisë në një ambient në qytetin e Durrësit, jo në port, të siguruara nga AMP, është parë që efektivi është takuar me një nga personat e përfshirë në kondrabandimin e naftës, ku i ka dhënë shumën e parave për nxjerrjen e naftës fshehurazi.
Edhe në dëshminë e tij përpara hetuesve të AMP, polici ka pranuar se ka marrë 10 mijë euro për ta lejuar të marrë naftën e bllokuar.





