11 burra që u shpallën fajtor për përdhunimin e një 17-vjeçareje, janë dënuar secili me 20 vjet burg, edhe pse kjo ngjarje shkaktoi zemërim të gjerë në Marok dhe vende të tjera të botës.

 

Kadija Okkarou ishte rrëmbyer dhe shitur te një bandë që e përdhunonte dhe bënte me forcë tatuazhe në trupin e minorenes, para se ta dërgonin në shtëpinë e familjes pas dy muajsh.

 

Okkarou, me guxim të rrallë tregoi detaje të abuzimeve, duke thënë se anëtarët e bandës së rrezikshme e kishin përdhunuar dhe torturuar për dy muaj.

 

Si shumë vajza të moshës së saj, Khadija la shkollën në moshën 12-vjeçare, pasi familja e saj nuk mund t’i përballonte shpenzimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *