Subscribe

Partia Demokratike ka publikuar skemen e plote qe sipas saj tregon rrugen per vendosjen e nje monopoli te ri ne tregun e hidrokarbureve duke paralajmeruar se ai do te anullohet sapo kjo parti te vijë në pushtet.

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj ka shpjeguar se kompania “Noa Control” e fitoi tenderin ne kundershtim me kuadrin ligjor

 

AGRON SHEHAJ

ISH-DEPUTET PD

 

Eshte shkelur haptaz ligji per koncesione, sepse Vendimi për të privatizuar këtë shërbim nëpërmjet koncesionit nuk është marrë ne baze te një analize kosto/përfitime per shtetin shqiptar. Ky shërbim sjell shumë përfitime ne arkat e shtetit, ka një kosto shumë të ulët ekzekutimi dhe Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë do të vazhdojë të operojë edhe pas dhënies së koncesionit.

  • Kompania Noa Control është krijuar enkas për të propozuar dhe fituar këtë koncesion.
  • Te gjitha vendimet e marra nga qeveria jane në favor të kompanisë propozuese të tenderit.
  • Qeveria shperfill vendimin e Gjykatës, dhunon shtetin e së drejtës dhe kryen nje veper penale per te favorizuar nje kompani ne tender

 

Sipas PD, me kete vendim qeveria krijon një monopol të ri në tregun e hidrokarbureve.

 

Koncesioni, i vendosur në mënyrë të paligjshme, në kundërshtim me vendimin e gjykatës, nuk sjell asnjë përfitim për shqiptarët.Koncesioni i heq arkës së shtetit 100 milionë euro për 20 vjet dhe ia jep ato klientëve të Edi Ramës dhe familjes së tij.

 

Opozita ka paralajmeruar se te gjithe ata qe kane vepruar ne shkelje te ligjit do te perballen me drejtesine.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *