Subscribe

Monitorimi nga ajri për identifikimin e parcelave të mbjella me kanabis duket se nuk po jep rezultatet e pritshme për policinë shqiptare.

 

Një vit më parë nga Guardia Di Financa u monitorua vetëm 20% e territorit që sipas policisë ishte me risk. Sipas raportit zyrtar të dalë në muajin tetor sipërfaqja ishte 506 hektarë, prej të cilave 213 të kultivuara me kanabis. Nga monitorimi ajror i vitit që lamë pas policia tha se 99%  parcelave të evidentuara u asgjësuan me rreth 32,8 tonë marijuanë në një kohë që vetëm 4 muajt e parë të këtij viti janë sekuestruar 30 ton kanabis. Shifrat tregojnë se sipërfaqet ku mund të mbillet hashashi janë akoma më të mëdha, madje dhe në zona ku nuk është mbjellë asnjëherë. Për këtë shërben  magazina e Përmetit me sasinë rekord prej 11.6 ton hashash.

 

Komandanti i Repartit të 3 të Guardia di Finanza-s Kolonel Joselito Minuto gjatë një takimi me Drejtorin e Përgjithshëm të policisë Haki Cako bëri një përshkrim të detajuar të punës së bërë dhe të ndryshimeve në rritje për këtë vit të orëve të fluturimit, përpunimit dhe dërgimit të të dhënave.

 

Ai tha në takim se këtë vit të kryhen 30% më shumë fluturime se vitin e kaluar. Kësaj here falë teknologjisë së avancuar është reduktuar koha përsa i përket përpunimit të informacioneve. Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka folur për ndryshimin e strategjisë së luftës kundër kanabisit në vitin 2017.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *