Ashtu siç pritej, Monika Kryemadhi eshte rikonfirmuar ne krye te Levizjes Socialiste per Integrim. Ajo rezutoi te kete marre mbi 90 per qind te votave.

 

Kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve në LSI, Silva Caka deklaroi se Kryemadhi u konfirmua me 42 807 vota pro nga 44 413 vota që ishin gjithsej, duke marrë mandatin e dytë në krye të kësaj force politike.

 

Caka tha se 1302 zgjedhës votuan kundër dhe 304 vota rezultuan të pavlefshme.

 

“Bazuar në tabelat përmbledhëse të rezultateve, konfirmojmë se ka përfunduar procesi i numërimit të fletëve të votimit për kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.Nga rezultatet e administruara kanë votuar 44.413 anëtarë nga të cilët 42.807 votuan pro kandidatit për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zonjën Monika Kryemadhi. 1302 zgjedhës votuan kundër dhe 304 vota rezultuan të pavlefshme. Bazuar në rezultatet e mësipërme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall kryetare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin.”

 

Ndërkohë, vijon ende procesi i numërimit të votave për delegatët e Konventës Kombëtare, rezultat i cili do të shpallet menjëherë pasi KQZ të njihet me tabelat përmbledhëse të rezultatit për çdo qendër votimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *