Është luajtur këtë të shtunë java e 12 e Bundesligës gjermane ku nuk kanë munguar surprizat.

 

Kryesuesit e Borussia Mönchengladbach u mundën në transfertë nga Union Berlin me shifrat 2 me 0.

 

Vendasve u mjaftoi nga një gol në çdo pjesë, përkatësisht me Ujah në minutën e 15 dhe Andersson në të 90, për të fundosur kryesuesit e Bundesligës, të cilët vinin në këtë sfidë pas tre fitoreve rresht.

 

Nga ana tjetër fitore ka arritur edhe Bayern Munchen që ka mposhtur 0 me 4 Dusseldorf. Fitore që mban në vend të dytë me vetëm një pikë më pak se Mönchengladbach.

 

Ndërsa sfida mes Werder Bremen e Schalke u mbyll me shifrat 1 me 2. Kurse Leverkusen barazoi me Freiburg 1 me 1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *