Mbyllet gjyqi për grupin e Habilajve në gjykatën e Katanias në Itali.

“Meridionews” beri te ditur se Moisi Habilaj I cili akuzohet se ka qënë në krye të grupit që trafikonte drogë nga Vlora drejt brigjeve italiane është dënuar me 15 vite e 5 muaj burg.

Dënimi për Moisi Habilaj është 3 vite pak nga sa kishte kërkuar prokuroria.

Po në kuadër të grupit kriminal me shqiptarë dhe italiane të shkaterruar në 14 nentor 2017, u arrestuan edhe disa shokë të tjerë dhe bashkëpunëtore shqiptarë të Moisi Habilajt.

Gjithnje referuare lajmit te publikuar ne faqen online te “Meridionews.it”, Nezar Seiti u dënua me 7 vjet e katër muaj ndërsa Meridian Sulaj me 8 vjet e katër muaj burg.

U dënuan me burg gjithashtu edhe 6 shtetas italiane ndërsa 4 të tjerë u lanë të lirë.

Të gjithë shtetasit e dënuar akuzohen se kanë trafikuar sasi të mëdha kanabisi nëpërmjet detit nga Shqiperia drejt Italisë për disa vite me radhë.

Në kuadër të këtij grupi u hetua nga akuza italiane edhe ish ministri I brendshëm Saimir Tahiri pasi dyshohej se grupi i Habilajve gjatë përgjimeve fliste edhe në emrin e tij, por hetimet u pushuan pasi këto dyshime nuk u provuan kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *