Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini në ditën e dytë të qëndrimit të saj në Shkup, mbajti një fjalim para deputetëve të Parlamentit.

 

Ajo theksoi arritjet e Maqedonisë në muajt e kaluar, ndërsa tha se në radhë janë sfidat e reja për thellimin dhe zbatimin e reformave.

 

Mogherini e quajti raportin pozitiv dhe rekomandimin e Komisionit Evropian për nisjen e bisedimeve, një arritje jo vetëm për qeverinë por për të gjitha institucionet e Maqedonisë, e sidomos të qytetarëve të këtij vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *