Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, do të mblidhen pasditen e sotme në Bruksel në një darkë pune, me ftesë të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian, Federika Mogherini. Në takim, ku do të jetë i pranishëm edhe shefi i qeverise shqiptare Edi Rama, do të diskutohet për zhvillimet aktuale dhe për perspektivën europiane te rajonit.

 

Sipas një njoftimi nga zyra e përfaqësueses së lartë, viti i ardhshëm pritet t’i ofrojë një mundësi vendeve të Ballkanit Perëndimor për te avancuar ne rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.

 

Pritet që gjatë takimit, të bisedohet për hapin e radhës qe do te ndërmerret për Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij janë optimiste se brenda gjashtëmujorit te pare te 2018-es, do të hapen negociatat e anëtarësimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *