Ka lënë jetën prej modeleje, për tu bërë fermere. Rigelsa Çybi nis sot rrugëtimin në “Ferma Vip”.
“Jeta ime profesinale pas fermës do ndryshojë pozitivisht. Shpresoj t’i pëlqej. E di që nga brenda do ketë ngacmime por di se si të reagoj. Nëse dikush do më shtyjë në limitin tim të nervave, në momentin që nuk merresh vesh me dialogun është e kotë të vazhdosh. Jam e gatshme të përballem me sfidat e fshatit. Nuk kam frikë të bëhem pis. Besoj që do argëtohem shumë dhe do jetë eksperiencë shumë positive”, tha modelja.
Ndiqni “Ferma Vip” live në Vizion Plus dhe në dy kanalet e dedikuara në Tring, Ferma Vip1” dhe “Ferma Vip 2” si dhe në kanalin tonë të Youtube “Ferma Vip”.





