Modelja meksikane Ximena Hita është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.

Autoritetet shprehen se 21-vjeçarja mund t’i ketë dhënë fund jetës së saj vetëm disa javë para konkursit. Megjithatë rrethanat e vdekjes së saj mbeten një mister.

Hita mund të ketë kryer vetëvrasje, por hetime të mëtejshme duhet të kryhen para se të përcaktohet shkaku i vdekjes, tha zëdhënësi i policisë Mario Garcia.

21-vjeçarja punonte gjithashtu si ndihmës infermiere dhe studionte për infermieri në qytetin e Aguascalientes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *