Në reagimin e tij pas “Jo-së” për negociatat , kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do t’i kërkonte në asnjë moment mocion besimi parlamentit shqiptar për t’i hapur rrugë largimit apo konfirmimit të tij në qeveri, pasi vendi dështoi me hapjen e negociatave për në BE.

 

Shefi i qeverisë ka theksuar se këtë gjë mund t’ja kërkonte parlamentit Francës.

 

“Mund t’ja kërkoj parlamentit francës, por parlamentit shqiptar s’mund t’ja kërkoj dot. S’kam çfarë i kërkoj parlamentit tonë. Parlamentit francez nuk ia kërkoj dot.”

 

Gjithashtu Rama është shprehur se Maqedonia e Veriut prej 14 vitesh ka qenë afër marrjes së negociatave, madje ka ndryshuar edhe emrin dhe sërish mori një “JO”.

 

“Maqedonia ka 14 vjet që pret çeljen e negociatave. Nga Këshilli në Këshill, dhe s’merr po. E detyruan të ndërrojë emrin. Identitetin, duke i premtuar që; u bë kjo dhe ja ku jemi. E kemi rrezikuar në maj-qershor për shkak të katrahurave që u bë këtu. S’ka qenë opsion dhe s’ka lidhje vendimmarrja apo mosvendimarrja me çfarë ka bërë tjetri. Ata ndërruan emrin dhe përfytyroni që të ndërrosh emrin e vendit dhje mos të marrësh ‘PO’ Atëherë çfarë duhet të bëjnë më shumë ata? Asgjë. Por u gjendën në një moment të historisë brenda BE ku ndodh një përplasje konceptuale mes Francës dhe Gjermanisë. Nuk është thjesht për zgjerimin,. Por edhe për elementë të tjerë. Mekanizmi është i tillë që mjafton njëri të thotë ‘Jo’ dhe është ‘JO’”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *