Një aksident është regjistruar këtë në dielë qendër të Beratit. Një mjet ka devijuar nga rruga përgjatë shëtitores së qytetit dhe ka përfunduar mbi kangjellat anësore të rrugës.

 

Gjysma e makinës është devijuar mbi lum, por fatmirësisht mjeti është mbajtur nga kangjellat e rrugës dhe nuk ka përfunduar në lumë. Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina pa lëndime.

 

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se mjeti fuoristradë kishte dalë nga parkimi dhe gjatë një tentative për të shmangur një mjet tjetër që po vinte me shpejtësi drejt tij, ka devijuar rrugën dhe është përplasur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *