Elton Mara, mjek shqiptar në New York deklaroi në një prononcim online për edicionin qëndror të lajmëve në Vizion Plus se në mesin e të prekurve dhe viktimave nga COVID 19 në këtë vend ka edhe shqiptare. Mara shton se situata e emergjencës  ka sjell edhe disa probleme në furnizimin me aparate mjekësore ndonëse reagimi nga administrata Trump, sipas tij, ka qënë i shpejte. Ai pohoi se vec situatës shqetësuese që po shkakton në përhapje dhe në viktima, problem i madh do të jenë edhe pasojat ekonomike që do të prodhojë kjo pandemi. Doktori Mara e vë theksin sidomos tek rritja e madhe e nivelit të papunësisë.

 

Më poshtë intervista e plotë:

 

 

Gazetari Aleksander Furxhi: Më shumë se 5000 të vdekur, 216 000 të prekur, dhe paralajmërimet në fakt janë katastrofike për situatën në SHBA.  100 mijë deri në 200 mijë të vdekur thonë autoritetet amerikane. Si perceptohet nga publiku, po ju pyes si qytetar?

 

Doktor Elton Mara: Si qytetar të gjithë jemi të vetdijshëm që ky virus është shumë kontaminues dhe zbatojmë rregullat sipas qeverisë lokale dhe administratës së Trump-it duke mbajtur distancën sociale dhe duke ndenjur në shtëpi për ata njerëz që nuk e kanë të domosdoshme për të shkuar në punë. Përsa i përket njerëzve që e kanë të domosdoshme për të shkuar në punë siç janë stafi mjekësor, apo ata që punojnë në supermarkata apo banka, vazhdojnë punën por duke zbatuar të gjitha rregullat që na janë dhënë.
Aleksander Furxhi: Presidenti Donald Trump ka pranuar se rezervat kombëtare të pajisjeve mbrojtëse që përdorin mjekët dhe infermierët për t’u mbrojtur nga sëmundja janë pothuajse kanë përfunduar. Duket si një gjë e pabesueshme për pjesën tjetër të botës, në vende si Shqipëria ku ende flitet për ndihma nga Amerika për pajisje. Ç’mund të thoni për këtë?

 

Doktor Elton Mara: Përsa i përket pajisjeve mjekësore, çdo spital është bazuar burimeve të veta që ka pasur në rastet normale, por kur janë rastet emergjente janë marrë edhe masat. Në dijeninë time ka pasur disa vështirësi në marrjen e këtyre aparaturave ose ndihmave mjekësore dhe shteti i Neë York-ut dhe po ashtu administrata e Trumpit, u është përgjigjur në kohë të gjitha kërkesave, megjithëse ka shumë kërkesa por jemi munduar që të shfrytëzojmë edhe burimet e brendshme vetë spitalet dhe secili nga shtetet i kanë shfrytëzuar në maksimum të gjitha burimet e veta.

 

 

Aleksander Furxhi: A keni dijeni apo kontakte për bashkatdhetarë shqiptarë të prekur nga sëmundja?

 

Doktor Mara: Në dijeninë time ka disa raste që janë të prekur nga koronavirus, nga komuniteti shqiptar këtu në New York, mund të ketë edhe viktima, por nuk jam i saktë persa i përket shifrës.

 

Aleksander Furxhi: Është lajmëruar se vetëm javën e fundit në SHBA, e panë veten të papunë dhe u regjistruan si të tillë 6.6 milionë amerikanë, si përjetohet në jetën e përditshme kjo mbyllje e vendeve të punës?

 

Doktor Elton Mara: Është alarmante përsa i përket shifrës së papunësisë për arsye se para një ose dy muajsh ka shkuar mbi 6 milion, kështu që është një shifër që flet vetë përsa i përket ekonomisë, megjithatë administrata Trump ka aplikuar një paketë stimuluese, e cila i ofrohet çdo qytetari amerikan, po ashtu edhe bizneseve të vogla e atyre të mëdhaja për ndihmë për të kaluar këtë vështirësi që po kalon Amerika.

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *