Subscribe

Një tjetër mjek, i cili ishte infektuar me COVID-19, ndërroi jetë këtë të hënë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Pneumologu Anibal Byberi u konfirmua pozitiv me virusin e rrezikshëm pak ditë më parë dhe vijonte trajtimin në banesë.

Kryebashkiaku i Tropojës, Rexhë Byberi, në një mesazh në “Facebook” shkruan se humbja e tij nga kjo jetë është një realitet makabër që nuk pranon “as lutje dhe as përshpirtje”.

“Le pas dhimbje e lot, pikëllim e trishtim. Por kur merr jetë në moshën më të mirë ajo bëhet e papërballueshme e tepër e vështirë. Kështu po e përjetoj sot ikjen tënde i dashur Dr.Anibal Byberi. Kushëri, shok e mik do na mungosh shumë. Të qoftë i lehtë dheu e shpirti yt pushoftë në Parajsë. Në qiell do ta vështrojnë shpirtin tënd të mirë familjarë, kushërinj, miq e dashamirës”, shkruan Rexhë Byberi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *