Ekspert i Shëndetit Publik, Erion Dasho ngre dyshime lidhur me saktësinë e raportimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për numrin e qytetarëve të infektuar me koronavirus që kanë humbur jetën në Shqipëri.

Përmes një postimi në “Facebook”, Dasho mori si shembull rastin e mjekut Sefer Dervishi, i cili ishte shtruar prej dy javësh në terapi intensive tek “Shefqet Ndroqi” dhe ndërroi jetë pasditen e të mërkurës.

Mirëpo, në përditësimin e Ministrisë për vdekjet nga COVID, ditën mërkurë dhe atë të enjte, nuk përmendej mjeku nga Kavaja, Sefer Dervishi.

“Në 16 shtator, Ministrja Manastirliu nëpërmjet një statusi në facebook shprehu pikëllimin për ndarjen nga jeta të Dr. Seferit, kolegut kavajas që humbi jetën dje si pasojë e COVID. Doktori ishte 60 ose 61 vjeç dhe banues në Kavajë. Çuditërisht, deklarata e ministrisë për vdekjet nga COVID ditën e mërkurë përmendte një 57 vjeçar nga Lushnja dhe dy persona nga Tirana (përkatësisht 74 dhe 83 vjeç). Ditën e enjte deklarata përmendte katër humbje jete: 66 vjeçare nga Kukësi, 69 vjeçar nga Kurbini, 70 vjeçar nga Elbasani dhe 72 vjeçar nga Tirana. Dy pyetje kam për ministrinë dhe komitetin: CILI NGA TË NDJERËT ËSHTË DOKTOR SEFERI??!! A JANË DUKE U RAPORTUAR KORREKT HUMBJET E JETËS NGA COVID NË SHQIPËRI??!!”, shkruan Dasho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *