Kjo mjeke ka lënë Tiranën, për të punuar ne spitalin “Xhavit Mara”, ne Burrel. Pavarësisht largësisë nga kryeqyteti, mjekja ka marrë parasysh gjithçka.

 

Tatjana Milo, prej 35 vjetësh mjeke Obstetër-gjinekologe, ka vendosur që t’u vijë ne ndihmë grave matjane, por edhe vetes, pasi sot merr një page shume te mirë.

 

Dhjetë muaj pasi mori detyrën e re, ajo tregon arsyet që  e sollën deri ne Burrel.

 

Milo tregon se problemet ne këtë maternitet janë të shumta dhe këto mangësi bëjnë qe dhe shërbimi për gratë dhe vajzat mos të jetë i plotë.

 

Mjekja shpreson që Ministria e Shëndetësisë do ta zgjidhë përfundimisht problemin deri në mars të vitit 2018.

 

Mjekja Tatjana Milo thotë se në 10 muaj punë të saj ka vizituar 1500 gra shtatzëna nga të cilat vetëm 13 prej tyre kanë lindur në maternitetin e Burrelit, ndërsa të tjerat janë dërguar në Lezhë apo Tiranë.

 

Burreli vuan mungesën e shumë mjekëve të tjerë specialistë çka ka bërë që për shumë shërbime, pacientët t’i drejtohen spitaleve të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *