Të paktën 6 700 muslimanë Rohingya janë vrarë pas shpërthimit të dhunës në gusht të këtij viti në Myanmar. Sipas raportit të publikuar nga organizata ndërkombëtare “Mjekët pa kufij”, numri është shumë më i lartë se shifra zyrtare e publikuar nga autoritetet e Mianmarit sipas te cilëve u shënuan vetëm 400 viktima.

 

Organizata me bazë në Gjenevë ka thënë përmes një deklarate se është vlerësuar që 9 mijë muslimanë Rohingya kanë vdekur në Myanmar, gjatë periudhës 25 gusht-24 shtator.

 

Sipas tyre të paktën 6700 nga këto vdekje kanë ndodhur për shkak të dhunës, mes tyre 730 fëmijë nën moshën 5 vjeçare. Në mesin e fëmijëve të vdekur nën moshën pesëvjeçare, organizata thotë se më shumë se 59% u qëlluan, 15% u dogjën, 7% u rrahën deri në vdekje dhe 2% u vranë nga shpërthimet e minave.

 

Në raport gjithashtu bëhet e ditur se 69 % e vdekjeve kanë ndodhur nga të shtënat me armë. Dhuna e ashpër filloi kur forcat e sigurisë dhe milicia lokale nisën një fushatë shtypëse ndaj muslimanëve Rohingya

 

Që nga ajo periudhë më shumë se 626 mijë anëtarë të komunitetit Rohingya janë nisur drejt Bangladeshit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *