Subscribe

Mjekët e Durrësit kanë nisur grevën pasi nuk kanë marrë shpërblim për oraret shtesë që kanë punuar që nga data 26 Nëntor, por në të njëjtën kohë edhe shpërblimet e premtuara nga qeveria  për bluzat e bardha që janë përballuar në luftën me Covid-19.

Kryetari i Konfederatës së mjekëve Zija Alhysa, pohon se 33 punonjësve po u bëhet presion që të mos flasin për mediat.

ZIJA ALHYSA

KRYETARI I KONFEDERATES SE MJEKEVE

Ne kërkojmë pagat tona, nga 26 nëntori deri tani. Kemi pagat pa marrë, ditët e shtuna, ditët e diela edhe festat, kemi punuar pas orarit. Kemi punuar 60 orë në javë jo 40. I kemi me shënime dhe nuk kemi marrë asnjë lekë, as pushime

Alhysa pretendon se listat e personelit që përfitojnë nga bonusi prej 1000 eurosh për mjekë dhe infermier, është përpiluar nga drejtoresha Aurora Hyka.

ZIJA ALHYSA

KRYETARI I KONFEDERATES SE MJEKEVE

“Nuk ka marrë asnjëri, as ato që marrin tamponat, edhe pse merr 40 vatra (tamponë) një person. Kjo është poshtërsi, arrogancë e madhe. Kryeministri duhet ta marrë vesh që vendimi tij nuk zbatohet fare nga organet tona.”

Ndërsa mjekja Mimoza Muçaj, shprehet se një pjese e kolegëve e kanë marrë shpërblimin, por ende nuk është bërë e ditur se si është bërë përzgjedhja e atyre që kanë qenë në vijën e parë të frontit të luftës.

Pas deklaratave të mjekeve ka reaguar vetë drejtoresha e Kujdesit Shëndetësorë Aurora Hyka.

Mjekët kanë paralajmëruar se do të vijojnë grevën deri në plotësimin e  kërkesave të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *