Subscribe

 

Aldison Belulaj, 23 vjecari i cili qëlloi për vdekje Ariela Muratin e më pas plagosi veten, është në gjendje kritike për jetën. Shefi i Traumës në Tiranë Jorgo Margo foli për një prognozë jo të mirë të 23 vjeçarit i cili është në gjendje kome.

 

Margo tha se i riu ka një plagë hyrëse dhe dalëse të plumbit, e cila i ka shkaktuar dhe dëmtime të tjera, por më e rrezikshmja mbetet komplikacioni ne tru. Nga ana tjetër, i riu ruhet me efektivë policie në ambientet e spitalit, për shkak të rrezikut të familjarëve të 21 vjeçares.

 

Një ditë më parë Aldison Belulaj nga fshati Zharrëzes i Fierit ndaloi Ariela Muratin në afërsi të Fakultetit të Mjekësisë. Dëshmitarët thanë në polici se fillimisht ai e goditi me grushte studenten e drejtësisë e më pas e qëlloi me pistoletë disa herë në bark. 21 vjecarja nga Berati,  por me banim në Fier humbi jetën pas disa minutave në spitalin e Traumës. Aldison Belulaj tentoi t’i jepte fund dhe jetës së tij, ndërsa ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *