Subscribe

29 mjekë dhe infermierë amerikanë për dy ditë me rradhë do të kryejnë vizita falas për banorët e bashkisë së Maliqit. Vetëm ditën e sotme ky grup ka realizuar 300 vizita të llojeve të ndryshme, numër ky shumë i lartë edhe për specialistët amerikanë. Banorët thonë se në shërbimin mjekësor në qytetin e Maliqit mungojnë mjekët specialistë. Ndaj edhe për këtë arsye, arrdhja e mjekëve amerikanë, është shoqëruar me fluks të jashtëzakonshëm pacientësh.

 

Përgjegjës i grupit të mjekëve dhe infermierëve amerikanë, Majkëll Fioki, tregon se në përbërje të stafit mjekësor të mbërritur në Maliq, ka mjekë okulistë, stomatologë si dhe të fushave të tjerë. Mjekë të cilët shërbejnë falas në shumë vende të botës. Gjë të cilën do ta bëjnë për dy ditë në qytetin e Maliqit si dhe në shumë njësi administrative të kësaj bashkie. Grupi mjekësor krahas vizitave ofron edhe barna dhe syze falas.

 

Mungesa e mjekëve specialistë edhe për kryebashkiakun Gëzim Topçiu është shqetësim. Ndaj i gjithë ky fluks pacientësh le të jëtë një alarm për institucionet përfshi këtu edhe Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim plotësimin me mjekë specialistë edhe në qëndrën shëndetësore të këtij qyteti.

Bashkia e Maliqit me 74 mijë banorë ka mungesë të theksuar jo vetëm të mjekëve specialistë në qytet, por edhe të mjekëve të familjes në disa fshatra.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *