Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka shpresë që fillimi i verës do të shënojë fundin e pandemisë dhe krizës së prodhuar prej saj.

 

Gjatë videokonference me Partinë Popullore Evropiane dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Mitsotakis tha se shpresat janë te vaksinimi.

 

“Me të vërtetë ne shohim dritë në fund të tunelit. Efekti i vaksinimeve masive ka filluar të ndihet dhe në kombinim me një mot më të ngrohtë, unë jam optimist se në fund të pranverës, fillimi i verës do të dalim nga kjo krizë njëherë e përgjithmonë”, u shpreh ai.

 

Shefi i qeverisë greke nuk la pa përmendur edhe pasaportën e vaksinimit.

 

“Meqenëse turizmi është shumë i rëndësishëm në Greqi për mirëmbajtjen dhe krijimin e vendeve të punës, unë do të doja të përgëzoja Ursula për komentet e saj mbi certifikatën e vaksinimit. Ne duhet ta bëjmë këtë një realitet sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të lehtësojmë udhëtimet në epokën post-pandemike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *