Subscribe

Grupi hetimor i policisë së Tiranës ka marrë në pyetje Edmond Crrojin dhe Blerim Çelen, perkatesisht daja dhe vellai I Erion Çeles qe mbeti I vrarë në sulmin me armë në rrugën Don Bosko.

 

Dy të plagosurit kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me njeri dhe nuk ia kanë idene se kush mund të jenë autoret.

 

Megjithatë kjo deklaratë nuk i ka bindur hetuesit të cilët kanë ngritur dyshime se shkak për ngjarjen e rëndë mund të jenë bërë konfliktet në trafikun e lëndëve narkotike.

 

Në funksion te hetimit eshte kontrolluar makina e Crrojit dhe banesat e te plagosurve , por nuk janë gjetur sende të jashtëligjshme.

 

Nga ana tjetër janë kryer kontrolle ne varreza makinash brenda dhe jashtë Tiranës. Kjo pasi ka dyshime që autorët ta kenë braktisur mjetin në pika grumbullimi pasi ende nuk është gjetur.

 

Agjentët besojne se ekzekutorët mund të kenë ndërruar targat sërish dhe e kanë nxjerrë mjetin në qarkullim. Për këtë arsye, ata i kanë kërkuar policisë që të verifikoje të gjitha automjetet që janë të ngjashme me makinën që u përdor në vrasje.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e “don bosko”  në kryeqytet mbrëmjen e të martës. Nga breshëria e plumbave humbi jetën Erion Çela ndërsa u plagosën katër persona të tjerë, mes të cilëve dhe një klient. Sipas burimeve, dyshohet se objektiv i atentatit ishte daja i viktimës Edmond Crroj, i akuzuar në Itali për trafik drogë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *