Subscribe

Ky është raporti sekret i Kontrollit te Larte te Shtetit qe Vizion Plus ka siguruar, nje dokument voluminoz qe përmban nje auditim ne Bankën e Shqipërisë, gjate vitit 2015 ne Departamentin e Emisionit. Ai cilësohet si sekret shtetëror dhe bankar. Ne këtë raport, Kontrolli i Larte i Shtetit pretendon se ka gjetur shkelje ne kete departament ne shumen 542 milion leke ose afërsisht 4 milion euro, per një periudhe 4-vjeçare 2010-2014.
Shkelja e pretenduar nga institucioni me i larte i auditivit, konsiston ne procedurën qe ka ndjekur Banka Qendrore per kompensimin e parave te dëmtuara.
KLSH thotë se banka, nuk ka zbatuar sakte rregulloren, e cila parashikonte nje zhdëmtim ne masën 80% te parëse se dëmtuar. Por ajo ka kompensuar ne masën 100 % bankat e nivelit te dyte, per këtë proces. Kjo procedure është bere për vite te tera, bazuar ne nje udhëzim te bankës qe ne vitin 1998, por i ndryshuar ne vitin 2013.
Nga kjo skeme, duket se te humbur kane dale qytetaret, ndërsa pretendohet te kenë kane fituar padrejtësisht 20% te vlerës bankat private. Por kjo shkelje, nuk është pranuar nga Banka Qendrore. Ndaj KLSH i kërkon Bankës se Shqipërisë qe te marre opinionin e Keshillit Mbikëqyrës, per te pare edhe praktikat ndërkombëtare.
Por qe nga muaji tetor 2015 e deri me sot, ky opinion nuk ka mbërritur ne KLSH. I kontaktuar nga Vizion Plus, guvernatori Genti Sejko pranoi auditimin e kryer nga KLSH. Ai tha se çështja është ende ne shqyrtim e sipër dhe se u takon eksperteve te thonë fjalën e fundit. Zoti Serjko, theksoi se rregullorja e vitit 1998 është ndryshuar ne vitin 2013, para se ai te emërohej guvernator. Kreu i Bankës Qendrore, nënvizoi gjithashtu se ai besonte se mund te behej fjale për nje keqkuptim, pasi gjithçka per kete proces është e detajuar ne rregullore te posaçme, qe duhen pare nga ekspertet. Vizion Plus kontaktoi edhe me kreu e KLSH, Bujar Leskaj. Ai tha se ishte ne pritje te nje opinioni përfundimtar te Bankës se Shqipërisë. Por Leskaj pranoi ndërkohe se konkluzionet e tij për abuzime, mund te mos jene plotësisht te sakta, per sa kohe, nuk ka ende nje përgjigje përfundimtare nga institucioni i Bankës. Ai tha se auditi do te përfundoje ne shtator dhe do t’iu dorëzohet institucioneve përkatëse. Edhe kreu i Komisionit te Ekonomisë, Erjon Braçe, tha se nuk është vene ne dijeni te raportit, por do ta sqaroje këtë çështje, sapo Parlamenti te nise punimet ne vjeshte. Raporti sekret i KLSH ngre disa pikëpyetje, te cilat duhet t’i japin përgjigje eksperteve e fushës, apo edhe drejtësise, nëse do te përfundoje ne Prokurori. Specialiste te bankave, thonë se marrja ne dorëzim e parëse se dëmtuar, ripirtimi i tyre dhe asgjësimi, kalojnë ne nje proces zinxhir dhe ne prani edhe te një komisioni te posaçëm ne Bankën e Shqipërisë. Sipas tyre, nuk mundet qe banka e nivelit te dyte te vlerësoje masën e kompensimi te parëse se dëmtuar, por është komisioni i Bankës Qendrore, ai i cili vlerëson nivelin e zhdëmtimit, nëse dëmtimi është i qëllimshëm apo jo. Pasi bëhen këto vlerësime, komisioni me pas kompenson ata qe disponojnë monedhën e dëmtuar.

Misteri i parave të dëmtuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *