Akoma nuk ka asnjë detaj se çfarë ka shpërthyer mesditën e kësaj të mërkure në Tiranë.

Nga policia ende nuk është gjetur burimi i shpërthimit dhe nuk ka asnjë informacion zyrtar, por nga qytetarët ka raportime të shumta se janë tronditur.

Fillimisht, raportuan banorët në zonën e Alliasit për një shpërthim, por tani janë edhe banorë të zonave të tjera që po flasin për të njëjtën gjë.

Qytetarë në Tiranën e Re, në Rrugën e Elbasanit, në zonën e Porcelanit, në Rrugën e Dibrës tregojnë se kanë dëgjuar nje zhurme te forte, te ngjashme me ate te shperthimit te nje bombe ne zone te afert.

Shume prej tyre thane gjithashtu per Vizion Plus se goditja e degjuar ishte aq e forte saqe pati levizje edhe te orendive te shtepive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *