Subscribe

Ende nuk ka asnjë pistë apo të dyshuar për vrasjen e 32 vjeçarit Ferdinand Polia ndërsa policia po vijon hetimet dhe marrjen në pyetje të deshmitareve

 

Ngjarja e rëndë tronditi të gjithe qytetin e Shkodrës por edhe Thethin, vend të cilin prej vitesh, 32 vjeçari e promovonte në botë përmes guidave dhe ngritjes se bujtinave.

 

Polia njihej edhe si një nga njërzit mëe aktiv në mbrojtjen e alpeve shqiptare, ndërsa  ishte inspektor i  administrates se zonave te mbrojtura. Koleget e tij rrefejne momentet e fundit perpara atentait.

 

Ferdinand Polia ditën u vra në pritë teksa merrte makinën nga servisi për tu nisur drejt Thethit.

 

Në momentin e atentatit, së bashku me të në makine ishte dhe nje punonjës i servisit i cili ka shpëtuar pa lëndime pavarësisht brësherisë së plumbave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *