Kosova vijon të mbetet një shembull i mirë për rajonin në organizimin e zgjedhjeve demokratike. Kështu vlerëson misioni vëzhgues i Bashkimit Europian i cili në ditën e zgjedhjeve, ka qënë i pranishëm në 400 vendvotime.

 

VIOLA VON CRAMON

RAPORTUESE PER KOSOVEN NE PE

“Këto zgjedhje komunale kanë dëshmuar se Kosova është një demokraci e vërtetë me një debat të vërtetë mes kandidatëve dhe partive politike që propozojnë politika alternative. Sot, më shumë se kurrë Kosova është shembull në kuptim të pluralizmit dhe standardeve demokratike për rajonin.”

 

Misioni Vëzhgues i Bashkimit Evropian gjithashtu thekson se komunat me shumicë serbe karakterizohen nga mungesa e konkurrencës politike.

 

Lukas Mandl

SHEF I MISIONIT TE BE

 “E kemi parë që Lista Serbe e ka monopolizuar jetën politike të serbëve të Kosovës, madje ka pasur raste të kërcënimit dhe presioneve nga kandidatët e Listës Serbe dhe aktivistëve të tyre. Për fat të keq gratë kanë qenë të nën përfaqësuara në gara për kryetarë të komunave ndërsa financimi i fushatës nuk ishte transparent.”

 

Tashmë në Kosovë pritet të përfundojë numërimi i votave nga diaspora ndërsa Lista Serbe e cila siguroi 9 kryetarë komunash dhe një balotazh, ka përsëritur kërcënimet se mund të tërhiqet nga institucionet e Kosovës nëse refuzohet Asociacioni.

Ndërkaq, vëzhguesit e OSBE ODIHR vlerësojnë se në Maqedoninë e Veriut procesi zgjedhor ka qënë i rregullt në tërësi por pati edhe raste të izoluara të frikësimit dhe kërcënimit të kandidatëve e të votuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *