Mirel Josa është trajneri i ri i skuadrës së Laçit. Lajmin e bëri të ditur vetë faqja zyrtare e klubit, e cila me anë të një postimi i komunikoi tifozëve arritjen e marrëveshjes mes dy palëve.

 

57-vjeçari e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi në të kaluarën ka drejtuar Tiranën, Vllazninë, Elbasanin, Shkumbinin dhe Skënderbeun, teksa sezonin e kaluar ka qenë në stolin e Kukësit.

 

Kurbinasit e nisën sezonin me trajnerin malazez, Dejan Vukiçeviç, por për shkak të rezultateve jo të mira në fillim të këtij kampionati, drejtuesit e klubit e mbyllën përpara kohe kontratën.

 

Aktualisht Laçi ndodhet në kuotën e 5 pikëve dhe pozicionohet në vendin e 7, shumë larg pritshmërive që klubi ka këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *