Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projekt-ligjin për trajtim financuar të minatorëve dhe të naftëtarëve.

Parlamenti e votoi projekt-ligjin për minatorët dhe naftëtarët me 77 vota pro, 12 kundër dhe 9 abstenim.

Ky është një projektligj që u jep trajtim të posaçëm financiar këtyre tre kategorive duke filluar që nga ulja e moshës së pensionit.

Por ulja e moshës së pensionit nuk është përfitimi i vetëm, pasi ata që kanë punuar në miniera, naftë apo metalurgji kur të dalin në pension do të marrin edhe një shtesë të lidhur me vitet e punës në këto profesione të vështira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *