Me 215 vota pro dhe 58 kundër, Parlamenti i Francës miratoi ligjin që detyron pajisjen me pasaportë vaksinimi për të frekuentuar vendet publike.

 

Leja aktuale e shëndetit do të bëhet një leje vaksine për personat mbi 16 vjeç dhe do të përfshijë dozën përforcuese e cila mund të injektohet katër muaj pas dozës së mëparshme.

 

Të miturit nga mosha 12 deri në 15 vjeç do të mund të përdorin pasaportën aktuale shëndetësore në aktivitetet e kohës së lirë, restorante, bare, panaire ose transport publik. Ligji i ri përmban dispozita të ashpra për personat e pavaksinuar që blejnë leje vaksinash false. Ata do të dënohen deri në pesë vjet burg dhe 75 mijë euro gjobë.

 

Vendimi i parlamentit është shoqëruar me protesta masive në Paris. Mijëra njerëz janë shprehur kundër cënimit të lirive duke e quajtur politikën e qeverisë një diktaturë.

Protestat kundër masave vijojnë prej muajsh në të gjithë vendin, ku nuk kanë munguar përplasjet me autoritetet si dhe arrestimet.
Organizime masive kundër ashpërsimit të kufizimeve vijojnë të mbahen edhe në Hollandë, Austri, Gjermani dhe të tjera vende në kontinentin e vjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *