Subscribe

Qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 1.2 miliard lekë për vitin 2020 me qëllim akomodimin e familjeve të pastreha, pas tërmetit të 26 nëntorit. Fondi do ti vijë në ndihmë njësive të qeverisjes vendore, të cilat kanë detyrim për të strehuar familjet e pastreha, me qira në tiranë Durrës dhe Lezhë.

 

Akti normativ i miratuara parashikon një shkurtim të aftave për të përfituar bonusin e qirave, por edhe të dokumentacionit që nevojitet.

 

Sipas Ministrisë së Financave të drejtë për të përfituar kanë edhe ato familje të cilat kanë nevojë të kryejnë punime në banesë për një periudhë të shkurtër kohë.

 

Ende nuk ka një shifër përfundimtare të shtëpive që nuk janë të banueshme, por parashikohet se janë rreth 6 mijë familje të pastreha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *