Të majtët në këshillin bashkiak të Lezhës kanë bashkuar votat me këshilltarët e djathtë për miratimin e buxhetit të vitit 2016, vlera e të cilës është rreth 11.5 miliardë lekë të vjetra.
Pas një ngërçi qe zgjatur prej disa muajsh, këshilli bashkiak i ka hapur rrugë është investimeve të parashikuara si dhe marrjes së masave financiare për sezonin turistik. Këshilltaret e majte, qe kane edhe shumicën e këshillit, janë të bindur se ky buxhet ka qene me i ndërlikuari dhe me specifik kjo edhe për shkak te organizimit te ri. Buxheti i paraqitur para këshilltareve nuk zgjidh të gjitha probleme, por për drejtoreshën e financës në bashkinë Tonin Marku është bere maksimumi i mundshëm,duke detajuar edhe investimet përkatëse.
Pjesa me e madhe e buxhetit është parashikuar për planifikiminim menaxhim dhe administrim, për shërbime publike, kullimin, bujqësinë, turizmin, arsimin dhe sportin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *