Ashtu siç pritej, Këshilli Bashkiak i Tiranës është përfshire nga debate dhe akuza. Ne ne fillim te mbledhjes, qe ishte e para per këtë vit, grupi demokrat kerkoi te jepen sqarime per ndërtimin e këndit te lojërave ne Parkun e Liqenit, instilacionin qe po ngrihet para Galerisë se Arteve si dhe per shkaqet e mos mbledhjes se këshillit çdo muaj siç e parashikon ligji. Keto çështje kane shkaktuar debate mes palëve dhe mazhoranca është detyruar te votoje pa kartonat e opozitës, 5 pikat e para te rendit te dites. Ne piken e fundit te rendit te ditës, ate për ndryshimin e taksave vendore për biznesin, demokratet kembengulen per praninë e përfaqësuesve te tregtareve ne salle. Kjo kërkese u refuzua nga mazhoranca. Pas debateve dhe fyerjeve te lëshuara nga demokratet, kryetari i këshillit Aldrin Dalipi ka kaluar ne votim edhe këtë pike qe mori vetëm kartonët e shumicës. Miratimi i vendimeve vetëm me votat e shumicës, shkaktoi reagimin e ashpër te opozitës dhe përfaqësuesve te biznesit jashtë këshillit. Me heret, shoqata e tregtareve gjate bisedimeve me kryetarin Veliaj ra dakord per heqjen e taksës se tavolinës dhe rishikimin e tarifave sipas zonave. Tashme me nje vendim te ri, hiqet taksa 2500 leke për çdo tavoline lokali qe ze hapësirën publike si dhe ndryshohen kufijtë e zonave per baret e restorantet qe do te taksohen per çdo metër katror sipas vendndodhjes. Sipas bashkisë, bizneset ne zonën A, pra ne qendër do te e paguajnë 1500 leke metrin katror per hapësirën publike qe shfrytëzojnë, 7500 subjektet ne zonën B qe ndodhen me larg qendrës dhe ne zonën C 4 mije leke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *