Ambasada e SHBA- ve në Tiranë ka përshëndetur miratimin me 111 vota në Kuvend të rezolutës për antisemitizmin.

Nëpërmjet një mesazhi të shpërndarë në “Facebook”, ambasada shkruan se ky akt na kujton historinë e Shqipërisë dhe strehimin e viktimave të persekutimit në mënyrë të guximshme, pa marrë parasysh koston dhe rrezikun.

“Sot, parlamenti miratoi përkufizimin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit për antisemitizmin. Ky akt vazhdon traditën e gjatë të Shqipërisë në luftën kundër urrejtjes. Na kujton gjithashtu historinë e Shqipërisë dhe strehimin e viktimave të persekutimit në mënyrë të guximshme, pa marrë parasysh koston dhe pavarësisht nga rreziku.”

Në reagim thuhet se SHBA-të janë krenarë që e quajnë Shqipërinë një partnere dhe aleate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *