Subscribe

Ka gjithnjë histori grishëse në letërsinë e Mira Meksit. Edhe në përmbledhjen e fundit me tregime dhe novela, faktet historike, vendet e ngjarjet nuk mungojnë.

 

Ajo që do të tërheq me shume publikun me siguri janë temat si dashuria homoseksuale apo vetë flutura japoneze që qëndron mes gjinjve, tema që nuk janë prekur në letërsinë shqipe.

 

Edhe pse për shumë shkrimtarë tregimi është gjeneza apo skica e një romani të ri, Mira Meksi zbulon për Vizion Plus se po punon për një vepër tjetër, që nuk ka lidhje me ndonjë nga prozat që prezanton për publikun këtë nëntor.

 

Diçka është e sigurt që të vërteta historike do të rrëfejë sërish dhe personazhet femra do të jenë ata që do të shënjojnë ngjarjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *